Edmond Spaho prezantohet me struktura e PD në Korçës! Salianji: Luftojmë për 6 deri në 7 mandate!

Shqipëria

Edmond Spaho prezantohet me struktura e PD në Korçës! Salianji: Luftojmë për 6 deri në 7 mandate!

Më: 19 janar 2021 Në ora: 13:32
Edmond Spaho dhe Ervin Salianji

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është prezantuar ditën e sotme me struktura e PD në Korçë, një ditë pasi u zgjodh si drejtuesi politik i këtij qarku.

Gjatë një prononcimi për mediat, Edmond Spaho theksoi se propozimi i tij në këtë detyrë ka qenë vendim kolegjial.

“Vendosja ime në krye të qarkut ka qenë vendim kolegjial, i vendosur nga zoti Basha dhe diskutuar me strukturat vendore. Është kënaqësi të rikthehem në Korçë. Do të dalim forca e parë në zgjedhjet qendrore të 25 prillit. Duhet të heqim këtë të keqe (qeverinë) nga ky vend.”, tha Spaho.

Ndërkohë që përkrah Edmond Spahos sot ishte dhe ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili  gjatë takimit me strukturat në Korçë shprehu bindjen se demokratët do të luftojnë për 6-7 mandate.  “Do të luftojmë për 6 deri në 7 mandate në këtë qark”, tha Salianji.

Më tej Salianji u shpreh se: “Falënderoj çdo qytetar, çdo votues për mbështetjen masive që më ka dhëne, falenderoj demokratët që më kanë votuar si më të preferuarin dhe me te votuarin nga deputetët dhe i përulem sakrificës dhe kontributit të tyre që bënë të mundur që në një acar politik, thuajse me gjendje lufte të bënin të mundur që Korça të ishte i vetmi qark me rritje për Partinë Demokratike në vitin 2017.

Si drejtuesi me i larte politik ndihem borxhli por dhe krenar për secilin.  Siç e dini telefoni im është 24 orë hapur, disponibiliteti im në çdo moment dhe gatishmëria ime për ndihmë absolute në shërbim të fitores së demokratëve. I uroj suksese Edmond Spahos që rikthehet në Korçë dhe njihet shume mire prej jush”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat