Kreu i Agjencisë së Mikëqyrjes Policore do zgjidhet nga kryeministri

Shqipëria

Kreu i Agjencisë së Mikëqyrjes Policore do zgjidhet nga kryeministri

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 17:52
Ilustrim

Nuk do të quhet më Shërbim për Çështjet e Brendshme por Agjenci e Mbikëqyrjes Policore në varësi të Ministrisë së Brendshme. Në dallim nga SHÇBA, drejtuesi i së cilës emërohet dhe shkarkohet direkt nga ministri i Brendshëm, drejtuesi i AMP bëhet direkt nga Kryeministri i vendit, dhe propozohet nga ministri.

Ky projektligj pritet të kaloj në disa komisione parlamentare, për t’u depozituar përfundimisht në Kuvend për votim në 4 mars.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë dukshëm më shumë kompetenca se sa SHÇBA. Në  objektiv të saj do të jetë parandalimi, zbulimi dhe hetimi i shkeljeve administrative dhe veprave penale në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.

Agjencia do të ketë rol në inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie.

Aktualisht, vettingu në polici kryehet nga një organ i veçantë, siç është Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, por në vazhdimësi do të jetë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila do të kryej dhe përfundoj këtë proces, pas përfundimit të drejtuesve kryesor të Policisë së Shtetit.

AMP-ja do të ketë në bazë të saj edhe përdorimin e testit të poligrafit, i cili në vendin tonë është përdorur për kandidatët për drejtues dhe hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Njësia e ekzaminimit të testit të poligrafit kryen procesin e ekzaminimit poligrafik për subjekte të saj si dhe të çdo subjekti tjetër, sipas kërkesave të institucioneve të tjera në përputhje me legjislacionin e tyre organik. SHÇBA, në organikën e saj nuk e ka patur testin e poligrafit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat