Basha me kandidatet gra te Vila e Zogut: Kemi skuadër të jashtëzakonshme

Shqipëria

Basha me kandidatet gra te Vila e Zogut: Kemi skuadër të jashtëzakonshme

Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:03
Lulzim Basha me kandidatet gra

Në një bashkëbisedim që po zhvillon me disa gra demokrate në qytetin e Durrës, kryetari i opozitës Lulzim Basha premtoi se kur të vijë në pushtet PD do t'i japë fund diskriminimit ndaj grave dhe vajzave.

Basha tha se PD ka një skuadër të jashtëzakonshme zonjash që përfaqësojnë gratë shqiptare.

“Ne kemi një skuadër të jashtëzakonshme zonjash, të cilat përfaqësojnë gratë shqiptare dhe dëshirën e tyre për ndryshim. PD prej muajsh ka punuar me ekspertët më të mirë të fushës për të garantuar një nga objektivat tanë që është barazia gjinore, dhënia fund diskriminimit pas ka në çdo fushë, në fushën e punësimit, ku pagat tregojnë se puna e njëjtë ose më cilësore që bëjnë gratë paguhet më pak. Ne synojmë fuqizim në të gjitha aspektet, duke filluar nga arsimi, ku do të bëjmë të mundur që asnjë vajzë shqiptare që dëshiron të arsimohet të mos i mungojë kjo mundësi”, tha Basha

Basha premtoi se do të arrihet një balancë mes grave dhe burrave, sa i përket aspektit të punësimit.

“Sfidat më të mëdha që përballet Shqipëria, vihet dyfish më rëndë në shpatullat e grave shqiptare. Problemi është i dyfishtë, jo thjesht dhe vetëm nga problemi që duhet tejkaluar, modernizuar, por edhe modeleve shkatërrimtare që ka sjell ky kryeministër në 8 vite. Nuk ka promovuar gratë, por modelet më të këqija, ata të grave kriminele të Shqipërisë. Pas errësirës vjen drita, pas 8 vitesh ngecje në vendnumëro, 8 vite pa progres të drejtave të grave, më 25 prill shqiptarët do të votojnë masivisht ndryshimin. Ndaj jemi këtu, bashkë me zonjat e nderuara dhe me kandidatet tona që për shkak të rrethanave të COVID-it do të kontribuojnë përmes platformave digjitale dhe të tregojnë kontributet profesionale, personale, sfidat që përballen. Kemi profesionistë të zonja, kontributi i të gjithave është garancia, e papunësisë që prek më shumë gratë se burrat. Kemi, shkrimtare, artiste, arkitekte, kemi një skuadër të shkëlqyeshme të cilat më mbushin me frymëzim dhe më bëjnë krenar të jem pjesë e kësaj skuadre fituese. 25 prilli ditë ndryshimi për gratë dhe vajzat shqiptare, do të jetë real dhe i prekshëm”, tha Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat