Belinda Balluku: Kontrollorët e kthyer, në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë

Shqipëria

Belinda Balluku: Kontrollorët e kthyer, në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 12:13
Belinda Balluku

Me rikthimin në normalitet të punës në kullën e kontrollit të trafikut ajror në Rinas, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka reaguar në rrjetet sociale dhe thotë se “plani i pengmarrjes dështoi”.

Ndërsa i bën thirrje organeve të drejtësisë të zbardhë ngjarjen.

“Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë jane në krye të detyrës.

Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë.

Plani i pengmarrjes dështoi”, shkruan Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat