Kreu i Sindikatës Europiane: Kontrollorët grekë kanë pasur presion për të ardhur në Shqipëri

Shqipëria

Kreu i Sindikatës Europiane: Kontrollorët grekë kanë pasur presion për të ardhur në Shqipëri

Më: 9 prill 2021 Në ora: 23:19
Volker Dick

Kryetari i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve Ajrorë, Volker Dick u shpreh mbrëmjen e sotme në ABC se kontrollorët turq dhe grekë që qeveria njoftoi dje se kanë ardhur në Shqipëri për të rivendosur në funksion kullën e AlbControl-it në Rinas nuk kanë licencë dhe nuk mund ta ushtrojnë detyrën. Volker Dick deklaroi se kontrollorët grekë kanë pasur presion për të ardhur në Shqipëri.

“Kam folur me Greqinë mbrëmë dhe di që nuk kanë dërguar njeri dhe guvernatori donte të detyronte disa persona të punonin në Shqipëri por nuk besoj se do të funksionojë. Pak rëndësi ka nga vijnë ata nuk kanë licencë dhe nëse nuk ke licencë nuk mund të punosh, është njëlloj si të marrësh dikë që mund të ngasë një makinë dhe tani hajde, nuk mund ta bësh” tha ai.

Por a nuk kanë kontrollorët turq dhe grekë licenca? Volker Dick shpjegoi specifikat. “Kështu kam dëgjuar, por pak rëndësi ka nga vijnë, por këta janë kontrollorë në shtetet e tyre, licenca bazohet në zonën gjeografike, asnjë nga kontrollorët grekë dhe turq nuk kanë licencë për të punuar në Shqipëri. Për t’u bërë kontrollorë duhet 3-4 vite për licencën dhe cdo vit duhet të kalosh vlerësime të aftësisë tënde” tha ai.

Kryetari i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve Ajror i bëri thirrje drejtësisë shqiptare që të lirojnë nga qelia tre kontrollorët e arrestuar, ndërsa i kujtoi Tiranës zyrtare edhe aspiratën për në BE. “Zgjidhja mund të kishte qenë përpara se të përshkallëzohej. Tani duhen plotësuar disa kërkesa, personat e arrestuar duhet të lirohen menjëherë. Kam bërë një takim me KE-në sot dhe organizatën e sigurisë ajrore dhe do të ketë hapa të mëvonshëm dhe Shqipëria është në listën për t’u bërë pjesë e BE, me këtë problematikë do të jetë problem” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat