“S’i shërbyen pacientit”, goditen nga 4 persona 2 infermierët në spitalin e Korçës

Shqipëria

“S’i shërbyen pacientit”, goditen nga 4 persona 2 infermierët në spitalin e Korçës

Më: 1 maj 2021 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku dy infermierë janë goditur pasi 4 persona pretendonin se s’po jepnin shërbimin e duhur.

Korçë

Goditën për shkak të detyrës dy infermierë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Ç., 43 vjeç; S. M., 45 vjeç; T. M., 23 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas, janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 16:20, në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për shtetasin E. Ç., i cili ndodhej në gjendje të dehur dhe në bashkëpunim mes tyre, janë konfliktuar verbalisht dhe më pas kanë goditur për shkak të detyrës, dy infermierë të këtij Spitali konkretisht shtetasit E. B. dhe F. C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat