Heqja e karantinimit për ata që vijnë nga Greqia, kolona të gjata në Qafë Thanë

Shqipëria

Heqja e karantinimit për ata që vijnë nga Greqia, kolona të gjata në Qafë Thanë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:22
Qafë Thanë

Pas heqjes së karantinimit për 14 ditë per ata qe vinin nga Greqia, rritet numri i hyrje-daljeve në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë edhe kanë dalë nëpërmjet kësaj pike kalimi kufitar 3654 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Të njëjtat burime thanë se numri më i lartë i lëvizjeve ka qënë në dalje me 1896 shtetas, pjesa më e madhe e të cilëve janë shtetas shqiptarë të cilët vazhdojnë të përdorin Maqedoninë e Veriut për të kaluar tranzit drejt Greqisë. Pas heqjes së karantinës edhe numri i hyrjeve nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë ka qënë i lartë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 1758 shtetas. Për të përballuar fluksin pala shqiptare punon me 5 sportele ndërsa pala maqedonase punon me 3 sportele.

Nga ana tjetër nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë drejt vendit tonë 338 shtetas dhe 196 mjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat