Pamjet/ Rikthehen përplasjet për burimin e Sinecit, policia dhunon e tërheq zvarrë protestuesit

Shqipëria

Pamjet/ Rikthehen përplasjet për burimin e Sinecit, policia dhunon e tërheq zvarrë protestuesit

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Protesta e banorëve të Sinecit, edhe pas vendimit për pezullim të punimeve firma se ka ndërprerë punën. Banorët ndërpresin sot me forcën punimet e mjeteve të firmës Salillari,përleshen e rrihen nga forcat e policisë.

U prit që pas vendimit të marrë nga AdZM Elbasan për pezullimin e punimeve në burimin natyror të Sinecit, për shkak se është zonë e mbrojtur, firma Salillari të ndërpriste punimet, por nuk ka ndodhur kështu. Puna është ndërprerë vetëm një ditë dhe firma ka filluar punën, e mbështetur edhe nga DPV Berat.

Kjo ka bërë që banorët të bllokojnë sot me forcë mjetet e firmës Sallillari, por janë përleshur e rrahur me efektivët e policisë. Ata kanë bllokuar mjetet e firmës, duke ju kërkuar që të largohen dhe të mos i vijojnë më punimet në këtë zonë. Në mbështetje të banorëve të Lumasit kanë ardhur edhe ambientalisti Sazan Guri dhe avokati mbrojtës i kësaj çështjeje, Arben Llangozi.

Ata janë shprehur se punimet në burimin e Sinecit duhen të ishin pezulluar menjëherë pas vendimit të marrë nga AdZM Elbasan dhe IKMT duhet të kishte ardhur për të prishur objektin e ndërtuar pa leje në zonen e mbrojtur të Sinecit nga firma Salillari.

Vendimi i marrë nga AdZM Elbasan i është përcjellë për zbatim bashkisë Kuçovë dhe firmës Salillari dhe ndërkohë që nga bashkia nuk ka asnjë reagim firma Salillari e ndaloi punën vetëm një ditë dhe i rifilloi sërisht punimet, duke shkelur të gjitha ligjet.

Në mbrojtje të firmës Salillari ka qenë që prej ditës së parë policia e shtetit, që nuk e ka ndalur dhunën ndaj banorëve. Edhe sot, efektivë të policisë kanë rrahur me grushte e shkelma dhe kanë tërhequr zvarrë burra e gra të Lumasit, që po pengonin punën e mjeteve të firmës Salillari, ndërkohë që kjo e fundit terrerizon natën banorët, duke u dërguar persona të armatosur në dyert e banesave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat