Basha pas takimit me Grupin Parlamentar të PD-së: Në parlament jemi për të rikthyer legjitimitetin e demokracisë

Shqipëria

Basha pas takimit me Grupin Parlamentar të PD-së: Në parlament jemi për të rikthyer legjitimitetin e demokracisë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 17:36
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së.

Ai theksoi se qeveria Rama është fajtori kryesor i varfërisë në vendin tonë. Basha ka treguar se këtë vit opozita është në parlament për të rikthyer legjitimitetin e demokracisë që sipas tij është asgjësuar nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

“Fajtori i varfërisë në vend dihet, janë politikat zhvatëse të kësaj qeverie dhe mentaliteti i këtij grupi që mendon vetëm për xhepat e vet. Për të groposur këtë sjellje por mbi të gjitha për të sjellë një lehtësim për qytetarët grupi i PD propozon për të vendosur uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar nga 20% në 6% jo vetëm për shportën por të gjitha mallrat që afektojnë qytetarët . Hap i domosdoshëm për të ndihmuar njerëzit që janë në nevojë. Do të kërkojmë uljen e TVSH duke provuar qartë që ky shtet pavarësisht i rrënuar, i zhvatur, mund të bëhet. E dyta ka të bëjë me faktin se përse jemi në parlament, pra jemi për funksion të kthimit të legjitimitetit të demokracisë që është asgjësuar nga masakra zgjedhore e 25 prillit”, theksoi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat