Përplasja e bandave që përfundoi me 1 të vdekur/ 3 vite më parë Lulzim Bitri u përfshi në vrasje në Tetovë

Shqipëria

Përplasja e bandave që përfundoi me 1 të vdekur/ 3 vite më parë Lulzim Bitri u përfshi në vrasje në Tetovë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 20:45
Lulzim Bitri

Ashtu sikurse Ardian Çollaku, edhe viktima tjetër që u ekzekutua sonte në Elbasan nuk ishte emër i panjohur për policinë.

3 vite më parë Lulzim Bitri ishte pjesë e një përplasje bandash me armë zjarri në Tetovë, dhe akuzohet për vrasjen që ndodhi në Reçicë të Vogël.

Si pasojë e të shtënave në atë kohë mbeti i vdekur në vend Naip Rexhepi. Nga shkëmbimi i zjarrit dy të tjerë u plagosën gjatë asaj mbrëmjeje shumë pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.

Lulzim Bitri nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve nga breshëria e plumbave që erdhën drejt tyre ditën e sotme.

Sipas raportimeve të para, thuhet se autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku nga një automjet në lëvizje ndërkohë që viktimat ishin në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat