Bushati në Slloveni - ‘Ka ardhur koha që procesi i integrimit të ketë kalendar dhe afate’

Shqipëria

Bushati në Slloveni - ‘Ka ardhur koha që procesi i integrimit të ketë kalendar dhe afate’

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 14:37
Ministri Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit

Në kuadër të vizitës në Slloveni, Ministri Bushati mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Jug-Lindore. 
 
Gjatë fjalës së tij, Ministri Bushati falenderoi palën sllovene për mbështetjen e saj të pakushtëzuar në procesin e Integrimit të Shqipërisë dhe rajonit.
 
Më tej, Bushati nënvizoi tre rreziqet imediate që i kanosen rajonit.

Bushati: “Rreziku i parë është që zgjerimi mos të konsiderohet më si objektiv parësor i përbashkët, rreziku i dytë është që rritja e bashkëpunimit politik në rajon të mos ketë impakt konkret në jetën e qytetarëve tanë; ndërsa rreziku i tretë ka të bëjë me tendencën e re për të sakrifikuar shtetin ligjor në altarin e stabilitetit”. 
 
Krahas bisedimeve për ritmin dhe cilësinë e procesit të integrimit, kryediplomati shqiptar u shpreh se “ka ardhur koha që ky proces të ketë një kalendar dhe afate”.
 
Përgjatë konferencës ministrore, në një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, Ministri Bushati shprehu besimin se progresi i Shqipërisë në zbatimin e reformës në drejtësi dhe prioritetet e qarta te qeverisë së re shqiptare në fushën e integrimit, krijojnë kushtet të mira për çeljen e negociatave për anëtarësim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat