"Shqipëri-Greqi", kush janë 12 negociatorët shqiptarë?

Shqipëria

"Shqipëri-Greqi", kush janë 12 negociatorët shqiptarë?

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:44
Ekipi negociator

Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet përgjigjeve që i ka kthyer sot kërkesave të kreut të shtetit në lidhje me aprovimin e nisjes së negociatave me Greqinë, i ka dorëzuar edhe listën e 12 personave të grupit negociator.

Lista

1-Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare, bashkë me

2-Armand Skrapin nga ministria e Jashtme (të dy këta nën cilësinë e bashkëkryetarëve).

Gjithashtu në listën e negociatorëve janë:

3-Artur Meçollari,  ish- oficer detarie në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë

4-Aida Hajnaj, zëvëndësdrejtorja e Policisë së Shtetit,

5-Arsen Mullai,

6-Viktor Doda, inxhinier gjeolog dhe ish-ministër i Energjitikës,

7-Ardjan Bylyku drejtor i Burimeve Natyrore

8-Qirjako Qirko, ambasador në Londër

9-Elira Kokona, sekretare e përgjithshme e ministrisë së Drejtësisë

10-Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë

11-Ferdi Hyraj, instituti i Gjeografisë

12-Lorenc Cela- Instituti i Gjeo Hapësirës

Qendrimi i Metes

Kur kanë kaluar afro një javë nga momenti që kreu i shtetit i ktheu pas kërkesën për autorizimin për dhënien plotfuqisë për grupin që do të negociojë me Greqinë marrëveshjen e re për detin, sot zyrtarisht njoftohet se në presidencë kanë shkuar edhe përgjigjet e kërkuara. 

Presidenti shpjegoi se sipas tij kërkesa nuk ishte paraqitur në respekt të Kushtetutës dhe përcaktimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje. Sipas presidentit janë të paktën tre momente të cilat në kërkesën e ministrisë së Jashtme nuk përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore: fakti që objekti i kërkesës nuk është qartësisht i përcaktuar dhe nuk shoqërohet me hartat dhe një projektmarrëveshje, mungesa e emrave të negociatorëve dhe jo vetëm institucionet nga të cilat do të përzgjidhen, si dhe nevoja për një përcaktim më të qartë të metodologjive mbi të cilat do të zhvillohen negociatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat