Vasili apel qytetarëve: Mos e paguani taksën e Rrugës së Kombit është vjedhje

Shqipëria

Vasili apel qytetarëve: Mos e paguani taksën e Rrugës së Kombit është vjedhje

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 10:44
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka bërë thirrje gjatë ditës së sotme qytetarëve të mos pagujanë taksën për Rrugën e Kombit.

Ai theksoi përmes një postimi në Facebook, se kryeministri nuk paguante asnjë lekë për të shkuar në shtëpinë e tij në Surrel, ndërsa kuksianët duhet të paguajnë lekun e fundit për të hyrë në shtëpitë e tyre.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit në rrjete sociale:

QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE.

Kryeministri per vete shkon ne shtepi ne SURREL pa paguar asnje lek,ndersa kukesianet e varfer duhet te paguajne lekun e fundit per te hyre ne shtepi.

Qeveria hajdute kerkon serish qe te filloje pagesa te Rruga e Kombit,qe me parate e qytetareve te mbushe xhepat e saj dhe te oligarkeve.

Pasi i beri leket rrush e kumbulla per vetura luksoze,ëc e zyra per qejf te saj tani do qe t'ju rjepe leket qytetareve te varfer.

Qytetaret paguajne qindra milion euro per rruget ndaj dhe karburantin e kane shqepur me taksa dhe eshte me cmimin me te tmerrshem ne Europe krahasuar me pagat e mjerueshme te shqiptareve.

QYTETARE REFUZOJENI PAGESEN E RRUGES SE KOMBIT SE ESHTE VJEDHJE E TURPSHME.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat