Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë brezin me pisha te Plazhi i Gjeneralit në Njësinë Administrative Synej të Kavajës.
Vatra e zjarrit e nisur që prej mesditës së kësaj të enjte vijon të jetë aktiv edhe në orët e mbrëmjes.
Ndërhyrja e disa zjarrfikëseve, ndër to edhe të mbërritura nga Tirana nuk ka dhënë rezultat për shkak të flakëve gjigante dhe erës së fortë që favorizon përhapjen e zjarrit.
Për këtë shkak, është kërkuar në operacion helikopteri 'Cougar' i cili po lufton me flakët prej disa orësh, por vatra e zjarrit vijon të shkrumbojë kurorën e gjelbur. Zjarri dyshohet i qëllimshëm ndërsa mësohet se nuk rrezikohen zonat e banuara.