A do largohet nga grupi i PS-së, reagon deputeti Rraja

Shqipëria

A do largohet nga grupi i PS-së, reagon deputeti Rraja

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 11:36
Rrahman Rraja

Një ditë pas arrestimit të djalit të tij, pasi akuzohet për përndjekje të ish-të dashurës, Xhisiela Maloku, deputeti i PS Rrahman Rraja ka thyer heshtjen.

Nga jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, deputeti i doli në mbrojtje djali të tij, ndërsa tha se Rexhep Rraja nuk kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës. Po ashtu Rraja deklaroi vendosmërinë e tij se nuk do të largohej nga grupi parlamentar i PS.

“Djali im nuk ka kryer dhunë, e keni gabim (u drejtohet gazetarëve). Nuk largohem nga PS-së”, tha Rrahja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat