Shembulli i volejbollit!

Volejboll

Shembulli i volejbollit!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 13:25
Xhavit Kajtazi

Veçori e Xhavit Kajtazit si gjithmonë është se nuk jep deklarata të pamatura dhe nuk mburret kurrë para kohe, por edhe kur e arrin suksesin, sërish është i qetë dhe aspak euforik! Gjithmonë ka një adresë, sipas tij sa më shumë lojtarë vendorë aq më mirë i kemi punët! Është shembull i volejbollit, si për nga urtësia, si për nga disiplina po ashtu edhe nga ana profesionale.

Trajner i përkryer që e bëri Prishtina Volleyn kampion vjeshtor, me të gjitha fitore! Nëntë ndeshje po aq fitore, që e lakmojnë të tjerët. Prishtina Volley ka 25 pikë, një më shumë se Luboteni nga Ferizaj. Kajtazi vjen prej një familjes intelektuale, sportive e patriotike, ka planet e tija për vitin 2019! Ai është i përkushtuar në ndërtimin e një gjenerate të re, që nesër kudo që shkojnë të na zbardhin fytyrën.

Nuk shkon gjithmonë me të blemë, duhet prodhuar dhe të përgatitemi kuadro edhe për tregun ndërkombëtar. Sigurisht se ky do të jetë misioni më i mirë i Kajtazit, njeriu shembull në të gjitha aspektet jo vetëm për sportin skofiar. Nëse dikush ia ka inati, në hak mos t’i hynë Kajtazit, sepse me duart e tij ka bërë një gjeneratë të shkëlqyeshme të Prishtina Volley edhe me ato kushtet e rrethana shumë të vështira. Ky është Xhavit Kajtazi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat