Tirana dhe Vllaznia nuk zhgënjejnë

Volejboll

Tirana dhe Vllaznia nuk zhgënjejnë

Më: 6 prill 2024 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale të play off-it në volejboll për femra, duke përcaktuar edhe dy skuadrat e fundit që shkojnë në fazën gjysmëfinale. Tirana e Vllaznia kanë avancuar më tej, ndërkohë që Pogradeci dhe Barleti Volley kanë mbyllur këtu sezonin.

Tirana fitoi sërish 3-0 ndaj Pogradecit (25-13, 25-22, 25-21), në një ndeshje pa shumë histori e të komanduar nga vajzat bardheblutë. Kryeqytetaset ishin ndjeshëm më superiore në fushë, duke përballuar edhe ndonjë shkëndijë të liqenoreve.

Po 3-0 fiton edhe Vllaznia, që në Shkodër mposhti Barleti Volley (30-28, 25-18, 25-20). Skuadra barletase shkarkoi gjithë energjitë në setin e parë dhe më pas u dorëzua. Shkodranet avancojnë më tej edhe pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë në Tiranë.

Çerekfinale-Femra

Nd.1, Tirana – Pogradeci, 3-0

Nd.1, Barleti Volley – Vllaznia, 2-3

Nd.2, Pogradeci – Tirana, 0-3

Nd.2, Vllaznia – Barleti Volley, 3-0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat