Mutlugil, për herë të parë në Kosovë

Volejboll

Mutlugil, për herë të parë në Kosovë

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:39
Mutlugil, për herë të parë në Kosovë

Në kuadër të aktiviteteve të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Federata e Volejbollit e Kosovës do të jetë nikoqire e shumë aktiviteteve dhe personaliteteve nga Ballkani dhe Evropa, që do t’i bashkohen festës së Pavarësisë së Kosovës.

Për herë të parë në Kosovë, të enjten do të arrijë zv. Presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV) Ozkan Mutlugil, i cili do të jetë i pranishëm në ceremoninë "Laureatët 2018", dy ndeshjet miqësore Kosovë-Shqipëri dhe po ashtu do të realizojë një varg takimesh me drejtuesit e institucioneve sportive në Kosovë.

Pjesë e këtyre ditëve festive të volejbollit do të jetë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit z. Erlind Pëllumbi i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Albens Vokopola dhe anëtarët e bordit të FSHV-së.

Për herë të parë në Kosovë do të jetë edhe Presidenti i Federatës së Volejbollit të BeH Alija Fatiç, si dhe presidenti i Federatës së Maqedonisë Petar Jovanovski, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Zoran Karanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat