Drita me një surprizë...

Volejboll

Drita me një surprizë...

Nga: K. G. Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 13:34
Drita me një surprizë...

Kampionia e Kosovës, Drita nga Gjilani, përgatitet për derbin e madh, kundër lideres Kastrioti nga Ferizaj, e cila luhet nesër në palestrën “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan. Ndeshja luhet në orën 19.00 në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës A në volejboll (femrat). Para kësaj sfide Drita u befasua nga tifozët ‘Intelektualët’.

“Klubi volejbollit Drita pati një surprizë në stërvitje ku kishim nderin që të na vizitonin një grup nga kryesia e ‘Intelektualëve’.

‘Intelektualët’ u zotuan që gjithmonë do të jene aty ku është Drita.

Vajzat, shtabi teknikë si dhe të gjithë kryesia në krye me presidentin Jakup Shabani gjithashtu ju premtoj ‘Intelektualeve’ se do të japin maksimumin që edhe këtë vit të sjellin të gjithë trofetë në qytetin tonë”, shkruan nga KV Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat