Të martën dhe mërkurën zhvillohen ndeshjet e treta finale të Play off-it.
Ndeshja në konkurrencën e femrave e cila zhvillohet nesër në Gjilan mund të jetë përcaktuese për titullin e kampionit të Kosovës pasi që Drita deri tani ka arritur ti fitoj dy ndeshjet e para dhe në rast të fitores së tretë do të shpallet Kampione e Kosovës për vitin 2018/19.
Në konkurrencën e meshkujve rezultati i ndeshjeve të fituara është 1:1, ndërsa ndeshja e së mërkurës do të jetë mjaft e rëndësishme si për Lubotenin gjithashtu edhe për Prishtina Volley.
Finalja e tretë e Play off -it femrat
DRITA – M TECHNOLOGIE 30.04. ora, 20:00 Pallati i Sporteve “Bashkim Selishta”, Gjilan
Finalja e tretë e Play off -it meshkujt
LUBOTENI – PRISHTINA VOLLEY 01.05. ora, 20:00 Pallati i Sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj .