Bujar Dervishaj me librin ‘Mëso dhe shpjego thjeshtë lojën e volejbollit’

Volejboll

Bujar Dervishaj me librin ‘Mëso dhe shpjego thjeshtë lojën e volejbollit’

Nga: K. G. Më: 29 qershor 2019 Në ora: 13:50
Bujar Dervishaj me librin ‘Mëso dhe shpjego thjeshtë lojën e volejbollit’

Ish volejbollisti i mirënjohur dhe trajneri  i shquar Bujar Dervishaj sot promovon librin e tij shumë domethënës për sportin skofiar: “Mëso dhe shpjego thjeshtë lojën e volejbollit”.

“Të nderuar lexues, trajnerë, sportdashës dhe dashamirë të volejbollit. Ju njoftojmë se në promovimin e librit ‘Mëso dhe shpjego thjeshtë lojën e volejbollit’ të autorit Bujar Dervishaj, që do të mbahet sot, më 29 qershor, në Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani" në Prishtinë, në orën 16, me nga një fjalë rasti do të paraqiten:

Gazmend Husaj, volejbollist i mirënjohur shqiptar
Xhavit Kajtazi, gazetar dhe trajner i parë i autorit
Bujar Dërvishaj, autor i librit.

Pas përfundimit të promovimit, të gjithë të pranishmit mund ta blejnë librin, të nënshkruar nga autori”, ka shkruar Xhavit Kajtazi, kryetrajner i Prishtina Volley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat