Kampionati Ballkanik organizohet në Ferizaj

Volejboll

Kampionati Ballkanik organizohet në Ferizaj

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 16:29
Kampionati Ballkanik organizohet në Ferizaj

Federata e Volejbollit e Kosovës do të jetë organizatore e Kampionatit Ballkanik U18 për meshkuj. Kampionati Ballkanik do të organizohet në qytetin e Ferizajt nga 6-10 Korrik 2019.

"Në këtë garë përveç Kosovës do të marrin pjesë edhe 5 shtete tjera: Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Rumania dhe Turqia. 
Në bazë të vendimit të Komisionit Teknik të BVA ndeshjet do të zhvillohen me sistem të Bergerit (secili me secilin), ndërsa Kampion shpallet ekipi i cili do të ketë bilans më të mirë nga të gjitha ndeshjet.

Ky do të jetë aktiviteti i parë ballkanik i organizuar nga FVK për këtë vit nga gjithsejt tri aktivitete që do të organizohen këtë vit. 
Federata e Volejbollit do të jetë e përkushtuar në ngritjen dhe zhvillimin e volejbollit të grupmoshat e reja", bëhet e ditur nga FVK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat