Ramadani, Sylejmani, Tërstena, Basha e Ibrahimi në Turqi

Volejboll

Ramadani, Sylejmani, Tërstena, Basha e Ibrahimi në Turqi

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 11:27
Ramadani, Sylejmani, Tërstena, Basha e Ibrahimi në Turqi

Ekipi kombëtar i Kosovës në Beach Volley është nisur për në Antalya të Turqisë ku do të zhvillohet Kampionati Evropian U22.

Ekipi kombëtar i femrave përbëhet nga dyshja Valmira Ramadani dhe Dhuratë Sylejmani si dhe kryetrajner Edon Ibrahimi, ndërsa ekipi kombëtar i meshkujve përbëhet nga dyshja Art Terstena dhe Arlind Basha.

Në ora 19:00 sipas orës lokale është hedhur edhe shorti në të dyja konkurrencat: Kosova tek femrat është në grup me Lituaninë, Letoninë dhe Norvegjinë.

Kosova tek meshkujt është në grup me Austrinë, Gjermaninë dhe Turqinë, bëhet e ditur nga Federata e Volejbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat