Terstena/Basha u mposht nga gjermanët 

Volejboll

Terstena/Basha u mposht nga gjermanët 

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 17:06
Terstena/Basha u mposht nga gjermanët 

Në Antalia të Turqisë, kanë filluar garat e fazës së grupeve në CEV Kampionatin Evropian në Beach Volley për grup-moshën U22 në të dyja konkurrencat. Kosova po përfaqësohet në këtë kampionat me dy çifte.

Në grupe të vështira, të dyja çiftet e Kosovës të enjten janë përballur me sfidat e para.

Në konkurrencën e meshkujve dyshja Art Terstena/Arlind Basha u mposht nga gjermanët Pfretzschner/Sowa me rezultat 2:0 (21:12; 21:6).

Art Terstena/Arlind Basha, të premten në orën 10:00 e zhvillojnë ndeshjen e dytë ndaj Leitner L./Kindl të Austrisë. Në konkurrencën e femrave, dyshja Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani, u mposhtën nga Kovalskaja/Grudzinskaite të Lituanisë, 2:0 (21:13; 21:19).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat