Kosova në Kampionatin Ballkanik

Volejboll

Kosova në Kampionatin Ballkanik

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:58
Kosova në Kampionatin Ballkanik

Kombëtarja e Kosovës U17 po vazhdon përgatitjet intenzive për kampionatin ballkanik U17 që mbahet në BeH.

Nga data 9 gusht, kombëtarja ka filluar grumbullimin në Ferizaj, ku ka bërë përgatitje për të nxjerrë më të mirën e vajzave të ftuara në kombëtare.

"Udhëtimin për pajisje me viza boshnjake në Shkup, ekipi ynë e ka vazhduar pas 6 ore për të arritur në Manastir, ku ishte aranzhuar edhe miqësorja me Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të këtyre përgatitjeve, vajzat tona kanë zhvilluar edhe dy miqësore me Maqedoninë e Veriut, ku në ndeshjen e parë të zhvilluar të enjten më 15 gusht, humbën 3:0 (25:23; 25:23; 25:23), ndërsa takimi i dytë miqësor me të njëjtin kundërshtar u mbyll 2:2, pas një paraqitje krejt ndryshe të ekipit tonë.

Optimistë për paraqitjen e Kosovës është edhe selektori Edon Ibrahimi dhe dy trajnerët Blendi Haxhikadrija e Bardhyl Gashi.

Kosova U17 te vajzat më 19 gusht 2019 merr pjesë në Kampionatin Ballkanik që mbahet në Bosnjë", thuhet nga FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat