Prenga: Drita është Dritë, nuk dorëzohemi!  - Bota Sot
Prenga: Drita është Dritë, nuk dorëzohemi! 

Volejboll

Prenga: Drita është Dritë, nuk dorëzohemi! 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2019 Në ora: 16:55
Prenga në veprim

Me ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës në volejboll (femrat), mes Dritës nga Gjilani dhe Skenderajt, nisi edhe edicioni i ri. Drita kampione në fuqi e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 3:2 fituesin e Kupës së Kosovës, Skenderajn, në ndeshjen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Skuadra nga Gjilani është edhe më e motivuar pas këtij suksesit, pas trofeut të parë në edicionin e ri, duke premtuar se do të luftojnë për të gjitha trofetë: në mbrojtje të titullit dhe ta rikthejnë trofeun e Kupës në Gjilan.

Image

KV Drita

Volejbollistja më përvojë Adelajda Prenga, njëherësh edhe reprezentuese e Kosovës, tha se është një frymëzim edhe më i madh triumfi në Superkupën e Kosovës, duke u zotuar në sukseset e radhës.  Po ashtu edhe puna e palodhshme e trajnerit Lorik Ilazi ka dhënë rezultate!   

“Bota sot”:  Finalja e Superkupës ka qenë tejet dramatike, a besuat gjatë lojës se do ta përmbysni rezultatin nga 1:2 në 3:2?
Adelajda Prenga:
Për të qenë realiste, ishte një rezultat me diferencë edhe jo shumë të vogël, flas për setin e 4-të sigurisht por ne jemi kampione edhe nuk dorëzohemi në asnjë moment.

“Bota sot”: Çfarë e veçojë Dritën nga Skenderaj?
Adelajda Prenga:
Drita është Dritë, e veçantë hahah, mendoj se puna jonë dhe dëshira për të fituar. Grupi, energjia pozitive, besoj se kanë qenë faktor kryesor.

“Bota sot”: A është një sinjal i qartë se Drita është favorite për të gjitha trofetë në edicionin e ri?
Adelajda Prenga:
Mendoj që është herët sepse kampionati nis këtë fundjavë. Disa ekipe janë përforcuar me lojtare të huaja, ndërsa në këtë vit jemi me lojtare vendore dhe ndeshja e Superkupës na ka dhënë një motiv akoma më të madh për të synuar të gjitha trofetë që na presin në këtë rrugëtim të gjatë.

“Bota sot”: A jeni e kënaqur me kushtet në Dritë?
Adelajda Prenga:
Unë në fakt, këtë vit kam pas ofertë shumë të mirë për të luajtur në Shqipëri, realisht ofertë shumë e mirë por me presidentin Jakup Shabani Drita i ka kushtet realisht shumë të mira.

“Bota sot”: A mendoni se Drita do të jetë arrë e fortë për AO Thiras nga Santorini i Greqisë në garat evropiane?
Adelajda Prenga:
Siç e përmenda edhe më lart, ekipi ynë do të marr pjesë me lojtare vendore këtë vit si në kampionat ashtu edhe me ekipin e AO Thiras. Ne do të mundohemi të bëjmë lojën tonë me të mirë, të japim më të mirën nga vetja por duhet edhe të dijmë që përballë kemi një ekip realisht shumë të mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...