Partizani shkruan historinë, kualifikohet në raundin e dytë të Champions League - Bota Sot
Partizani shkruan historinë, kualifikohet në raundin e dytë të Champions League

Volejboll

Partizani shkruan historinë, kualifikohet në raundin e dytë të Champions League

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 22:09
Skuadra kampione

Skuadra e Partizanit në volejboll për femra fitoi sot në mbrëmje 3-2 ndaj ekipit boshnjak të Jedinstvo Brcko, ndeshje e luajtur në Lukovac të Bosnje-Herzegovinës. Sfida ishte e vlefshme për raundin e parë eliminator të Champions League.

Skuadra kampione e Shqipërisë pat fituar 3-1 edhe ndeshjen e parë luajtur një javë më parë në Tiranë. Për pasojë, Partizani kualifikohet në raundin e dytë të Champions League, rezultate që nuk është arritur kurrë më parë në volejbollin shqiptar.

Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në Lukovac ishte mjaft e bukur. Ekipi shqiptar fitoi setin e parë, duke siguruar kështu të paktën “golden set”. Skuadra vendase kundërpërgjigjet duke fituar setin e dytë, por të “kuqtë” e trajnerit Sancak mbyllin llogaritë duke fituar setin e tretë, që i jep matematikisht kualifikimin.

Edhe pse Jedinstvo barazon sërish shifrat e seteve, duke fituar atë të katërt, Partizani nuk ndalet. Kampionet e Shqipërisë fitojnë 15-13 setin final dhe krejt ndeshjen 3-2. Festë në fushë nga volejbollistet e Partizanit, që me meritë i gëzohen triumfit dhe kualifikimit.

Pas një jave, Partizani do të luajë në Hungari ndaj ekipit Vasa Obuda Budabest.

Jedinstvo – Partizani, 2-3 (21-25, 25-19, 18-25, 25-21, 13-15)

(Partizani fitoi 3-1 edhe takimin e pare)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat