Dikur në një klub por sot janë të ndara me poste dhe mund të vlerësohen edhe kundërshtare sportive. Është Mimoza Shkodra dhe Ganimete Gërbovci, ish volejbolliste apo që nisen karrierën në Dritë të Gjilanit dhe ish reprezentuese të Kosovës!
Mimoza
Pse vlerësohen si gratë diplomate? Sepse Mimoza është nënkryetare e Federatës së Volejbollit të Kosovës, institucion që gjithnjë atakohet nga KV Prishtina F, sidomos nga drejtori sportiv Mehdi Mehmeti, por jo edhe nga kryetarja e klubit Ganimete Gërbovci. Mimoza asnjëherë nuk ia ktheu Prishtina F, që ka kryetare Gërbovcin apo ish bashkëlojtaren e saj, e kurseu mikeshën e vjetër apo nuk e ka zakon të merret me polemika!
As Ganja asnjëherë nuk e sulmoi FVK-në apo institucionin që Mimoza ka pozitën e nënkryetares. Kështu që ruajtën qetësinë, ruajtën njëra – tjetrën sepse miqësia nuk prishet për sport, pavarësisht kritikave të mëdha nga Prishtina F por edhe ky klub që u dëmtua disa herë.
Gratë diplomate apo jo, nuk u morën me politika tjera apo me këto gjëra dhe e ruajtën miqësinë e dikurshme mes vete.
As Mimoza nuk i ndezi “turbinat” e ndonjë ofensive kundër Prishtina F, që vazhdimisht kritikon FVK-në dhe as Ganja nuk ndezi “motorët” që të kërkojë sqarim nga Mimoza, pse po ju bëhet e padrejtë klubit.
Prishtina F e FVK janë në luftë që një kohë, por jo edhe Mimoza me Ganimeten, të cilat janë në paqe mes vete dhe po duan pijnë kafe si shoqe e jo si me pozita kyqe! Asnjëherë nuk u përplasen. Me një fjalë, diplomate sportive!