Ish volejbollisti i mirënjohur, Bahri Gjinovci, edhe zyrtarisht është kryetrajner i ri i klubit Prishtina F, e cila garon në Superligën e Kosovës. Gjinovci zyrtarisht do të fillojë punën me 21 shkurt dhe do të synojë të ndërtojë një ekip sa më të fortë.
Ai është edhe selektor i kombëtares së Kosovës (meshkujt) dhe e ka më së të qartë për detyrat që e presin në klubin prishtinas.
Gjinovci ka njohuri edhe për potencialin e vashave që ka ky mjedis.
Ai pas negociatave të stërzgjatura me drejtorin sportiv Mehdi Mehmeti dhe presidenten e klubit, Ganimete Gërbovci, vendosi që ta merr drejtimin e ekipit që renditet në vend të pestë me 14 pikë të mbledhura.