Kastrioti rikthehet te fitorja! Lojë e mirë e Prishtina F - Bota Sot
Kastrioti rikthehet te fitorja! Lojë e mirë e Prishtina F

Volejboll

Kastrioti rikthehet te fitorja! Lojë e mirë e Prishtina F

Nga: K. G. Më: 1 mars 2020 Në ora: 12:43
Kastrioti rikthehet te fitorja! Lojë e mirë e Prishtina F

Kastrioti i Ferizajt shënoi fitore të rëndësishme ndaj Prishtina F me rezultat 3:1, në kuadër të javës së 11-të të elitës së volejbollit të Kosovës.

Pikë të mëdha për ferizajaset, ndërsa Prishtina F me gjithë humbjen tregoi paraqitje shumë të mirë me vasha të reja.

Kastrioti është në vend të tretë me 26 pikë, ndërsa Prishtina e pesta me 14 sosh.

“Kastrioti - Prishtina 3:1. Në palestrën e Fakultetit të edukimit fizik në Prishtinë, u zhvillua ndeshja kampionale në mes të Kastriotit dhe Prishtinës, jo paraqitja më e mirë e mundshme por gjithsesi fitorja kishte rëndësi më të madhe. Vazhdojmë tutje...”, thuhet nga KVF Kastrioti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat