Drenusha: Shikueshmëria me ofendime e tupana vetëm sa nuk hynë në fushë 

Volejboll

Drenusha: Shikueshmëria me ofendime e tupana vetëm sa nuk hynë në fushë 

Nga: K. G. Më: 3 mars 2020 Në ora: 12:00
Drenusha Asllanaj

Volejbollistja më përvojë e M Technologie nga Prishtina. Drenusha Asllanaj, nuk është aq e zemëruar me humbje se sa me kushtet e lojës që kishin në sallën e Skenderajt, ku pësuan humbje me 3:2 nga liderja KV Skenderaj.

“Me gjithë respektin për klubin e KV Skenderaj, mirëpo loja e karakterizuar derbi i javës, ishte pa as edhe një kusht të vetëm.

Ndriçimi 0, dhe me atë pak ndriçim ishte edhe me llojllojshmëri të dritave.

Image

Shikueshmëria me ofendime e tupana vetëm sa nuk hyn në fushë.

Ky është volejbolli në Kosovë!”, ankohet Drenusha me një shkrim të postuar në profilin e saj në facebook.
Skenderaj kryeson me 30 pikë pas 11 jave në Superligë dhe ka dy më shumë se M Technologie që mban ë pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat