Kajtazi me mesazh të fuqishëm: Të ecim tutje me rrjedhat evropiane të sportit - Bota Sot
Kajtazi me mesazh të fuqishëm: Të ecim tutje me rrjedhat evropiane të sportit

Volejboll

Kajtazi me mesazh të fuqishëm: Të ecim tutje me rrjedhat evropiane të sportit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2020 Në ora: 16:56
Kajtazi me një porosi të fuqishme: Të ecim tutje me rrjedhat evropiane të sportit

E tërë bota është në një situatë të pazakontë, përballet me armikun e padukshëm, virusi korona. Shkaku i kësaj gjendje, shumica e shteteve të botës kanë pezulluar kampionatet në sportet e ndryshme për kohë të pacaktuar.

Kryetrajneri i klubit të volejbollit Prishtina Volley, Xhavit Kajtazi, ka një porosi të fuqishme jo vetëm për sportin skofiar.

“Duhet t'i shfrytëzojmë të gjitha përparësitë, qe unë do ta quaja ‘faktori kohë’ dhe të ecim tutje me rrjedhat evropiane të sportit.

Gjithçka mbetet e hapur dhe mendoj se Kosova kësaj radhe mund të veprojë me të gjitha struktura përgjegjëse, që nga ministria, KOK-u e deri te federatat e sportit. Me rëndësi është që vetëm mos të gabojmë dhe të përcjellim rrjedhat e zhvillimeve vendore dhe ndërkombëtare”, thotë Kajtazi për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat