Pëllumbi: Jemi mësuar gjithmonë të luftojmë për të fituar  - Bota Sot
Pëllumbi: Jemi mësuar gjithmonë të luftojmë për të fituar 

Volejboll

Pëllumbi: Jemi mësuar gjithmonë të luftojmë për të fituar 

Më: 24 mars 2020 Në ora: 13:48
Pëllumbi: Jemi mësuar gjithmonë të luftojmë për të fituar 

Mesazhi i presidentit të Federatës së Volejbollit Shqiptar, Erlind Pëllumbi, drejtuar komunitetit të sportit skofiar. 
WTe nderuar miq, sportist e sportistë, dashamirës e sportdashës të volejbollit.

Në radhë të parë dëshiroj që ky mesazh t’ju gjejë të gjithëve mirë.

Kjo pandemi që ka pllakosur mbarë botën po gjunjëzon shtete më të fuqishme e me të fortë se ne sidomos në sistemim mjekësor, siç janë Kina, Italia, Spanja, SHBA etj etj, ndaj dëshiroj te sensibilizoj sado pak duke ju bërë thirrje të qëndroni në shtëpi e te kujdeseni për higjenën personale duke pasur parasysh masat qe organet kompetente nxjerrin herë pas herë, sepse jo vetëm po mendoni për veten tuaj, por mbi te gjitha jeni duke u përkujdesur për të gjithë njerëzit tuaj te dashur.

Ky virus është një armik i padukshëm ndaj kërkon masa rigoroze, sepse po te ishte i dukshëm jam i sigurtë se ju më mirë se kushdo tjetër do të dinit të mbroheshit.

Ne do ta fitojmë këtë betejë sepse jemi mësuar gjithmonë të luftojmë për të fituar”, shkruan Pëllumbi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat