Arben Zeqiri, ish futbollist, habit me formacionin e volejbollit 1999—2019

Volejboll

Arben Zeqiri, ish futbollist, habit me formacionin e volejbollit 1999—2019

Nga: K. G. Më: 20 prill 2020 Në ora: 23:24
Arben Zeqiri, ish futbollist, habit me formacionin e volejbollit 1999—2019

Ish mesfushori më i mirë në Kosovë, Arben Zeqiri, analist i shquar i futbollit, ka përcjellë shumë volejbollin femëror, ka bërë përzgjedhjen e formacionit më të mirë në periudhën 1999-2019, por duke iu kërkuar falje lojtare, sipas tij,  ndoshta do të duhej të ishin në përbërje por është bazuar vetëm në paraqitjet e lojtareve që i ka parë e përcjellur nga afër gjatë kohës sa ka qenë sportist aktiv.

Madje thotë se i ka përzgjedhur shumicën e lojtareve nga Gjilani, pasi që mendon se Gjilani është foleja e volejbollit në Kosovë. “Ky është vetëm opinioni im i cili natyrisht mund te mos iu pëlqen të tjerëve por unë ashtu mendoj si një laik total i kësaj loje...”, tha Zeqiri.

Formacioni më i mirë 1999-2019, sipas Arben Zeqirit! Sqarim, kjo nuk futet në anketim, është jozyrtare.
1. Pasuese: Ganimete Gërbovci dhe Edona Gjinolli
2. Korrektore: Vlora Hasani  
3. Pranuese: Shemsije  Asllanaj 
4: Pranuese: Vildane  Jashari 
5. Qendër: Makfire Brestovci dhe Fjolla Shabani.
6. Libero: Fjolla Hyseni.

Volejbollistja më e mirë 1999-2019: Vlora Hasani
Trajner: Lorik Ilazi (më i miri në historinë e volejbollit të Kosovës).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat