Dervishaj ka dy fjalë për Shemsijen:  Ajo është si Messi ose Pele - Bota Sot
Dervishaj ka dy fjalë për Shemsijen:  Ajo është si Messi ose Pele

Volejboll

Dervishaj ka dy fjalë për Shemsijen:  Ajo është si Messi ose Pele

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2020 Në ora: 16:23
Dervishaj ka dy fjalë për Shemsijen:  Ajo është si Messi ose Pele

Shemsije Asllanaj është zgjedhur bindshëm me vota volejbollistja më e mirë në 20 vitet e fundit (1999-2019), në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”.  Trajneri i mirënjohur, Bujar Dervishaj, ka dy fjalë për ish volejbollisten, që pas luftës kishte luajtur edhe për Dinamon e madhe të Tiranës.

“Një tregim të shkurtë për Shemsie Asllanaj!

Kur erdhi Shema te luan ne Zvicër, pas një kohe me thirri trajneri i Shemës dhe biseduam në lidhje për Shemën dhe karakterin e saj në përgjithësi.

Pas shumë minutave i thashë Shema nuk ka nevojë për shumë informata apo diskutime të gjata me trajner sepse ajo është si Messi ose Pele në futboll, jepja vetëm topin asaj dhe ajo e bënë golin vet... Te faleminderit Shemsie për të gjitha çka ke bërë për volejbollin e Kosovës”, komenton Dervishaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat