Ish volejbollistja e mirënjohur, Shemsie Asllanaj, është zgjedhur më e mira në pozitën e pranueses në Kosovë në periudhën 1999-2019.
Ajo fitoi për një pikë karshi Vildanes Jasharit, në anketën që u bë nga rubrika e sportit e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Në anketë ishin të përfshirë gjashtë trajnerë të Superligës A dhe 8 ish volejbolliste të njohura të kombëtares së Kosovës. Shemai fitoi me 9 vota, një më shumë se Vildanja dhe katër më shumë se Afërdita Sadiku që renditet në pozitën e tretë.
Shema dhe Vildanja janë pranueset më të mira në Kosovë në periudhën 1999-2019.
POZITA PRANUESE:
Sipas anketës, SHEMSIJE ASLLANAJ, është pranuesja më e mirë për periudhën 1999-2019.
Renditja
1. Shemsije Asllanaj 9 vota
1. Vildane Jashari 8
2. Afërdita Sadiku 5
3. Shqipe Kçiku 3
4. Arbenita Ymeri 2
4. Sherife Behrami 1
4. Adelajda Prenga 1
4. Vlora Hasan-Berisha 1