Çfarë po pret volejbolli i Kosovës?

Volejboll

Çfarë po pret volejbolli i Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 maj 2020 Në ora: 16:12
Çfarë po pret volejbolli i Kosovës?

Sot është 21 maj dhe bordi i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ende nuk ka dal me ndonjë vendim se çfarë do të bëjë me Kampionatin e Kosovës në volejboll për femra dhe meshkuj. 

A do ta anulojnë, a do t’i vazhdojnë garat, ende në dilemë! 

Megjithatë, nuk ka kohë më, duhet të zgjohen nga gjumi dhe të vendosin, vazhdojnë me gara ose jo!

Modelin e kanë se si të vazhdojnë po qese duan të përfundojnë kampionatin dhe të nxjerrin kampionin dhe fituesin e Kupës së Kosovës. Është modeli i hendbollit, të luajnë në play-off, me nga dy fitore të përcaktohet finalisti dhe pastaj edhe kampioni i ri. 

Volejbolli duhet të zgjohet nga gjumi, nuk ka kohë që të humbet. Alternativa është! Play-off-i është arma më e fortë dhe shumë e frytshëm për katër klubet e  para po ashtu të kemi edhe play-aut-in!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat