Prishtina F shumë shpejt do të shndërrohet në superfuqi!?

Volejboll

Prishtina F shumë shpejt do të shndërrohet në superfuqi!?

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2020 Në ora: 17:10
Prishtina F shumë shpejt do të shndërrohet në superfuqi!?

Klubi i volejbollit Prishtina F është ndër klubet me volejbollistet më të reja, që ka kryejtrajner Bahri Gjinovcin!
Klub që shumë shpejt pritet të shndërrohet në superfuqi në volejbollin e Kosovës (femrat).

Siç raportohet brenda këtij klubit simpatikë, po punohet me një plan-program afatgjatë, që brenda një kohe të jenë shembull për të gjithë dhe të janë edhe kandidatë për të gjitha trofetë. 

Në këtë mjedis i jepet shumë hapësirë edhe punës me të reja, që një ditë do të janë bartëse të lojës në ekipin e parë. Një herë i kushtohet kujdes gjeneratave të reja dhe jo të ngarendin pas titujve. 

Klub që ka një kryesi dominuese me femra, nuk i ngutet aq shumë por shkojnë me hapa të sigurt në ndërtimin e themeleve të forta të klubit. 

Ata e thonë se janë klubi më i vjetër në kryeqytet dhe zotohen se do ta kthejnë krenarinë e volejbollit në kryeqytet dhe do të dominojnë edhe volejbollin në vend brenda disa viteve.

Qëllimi i tyre me drejtorin sportiv Mehdi Mehmeti është që të ndërtojnë një ekipe për shtigje të gjata, pastaj të luftojnë për trofe dhe daljen në garat evropiane. Prishtina F, aktualisht është në Superligën A dhe në vendin e pestë me 14 pikë të mbëedhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat