Luboteni i reagon Federatës së Volejbollit të Kosovës

Volejboll

Luboteni i reagon Federatës së Volejbollit të Kosovës

Më: 29 maj 2020 Në ora: 13:14
Luboteni i reagon Federatës së Volejbollit të Kosovës

Klubi i volejbollit Luboteni nga Ferizaj, reagon në vendimet e Federatës së Volejbollit të Kosovës. 

Të nderuar anëtarë të Bordit të FVK së:  I nderuar Komesar i Garave Lulzim Gèrguri:   
 Klubi jonë i ka pranuar me shqetësim vendimet e sotme të Bordit të FVK së , te cilat janë vendime te padrejta dhe totalisht ne kundërshtim me qëllimin e udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ne kundërshtim me kompetencat e Bordit .

Së pari udhëzimet e MSH  janë që te kētë sa më pak njerëz në ambiente të mbyllura dhe grumbullime sa me të rralla të individeve dhe grupeve në ambiente të përbashkëta , ndersa sistemi i tillē i garave  e rrit numrin e ndeshjeve nga 6 apo 7 në 8 apo 9 ndeshje.

Së dyti vendimi është jashtë kompencave të Bordit , pasi sistemi i garave është mandat dhe përgjegjësi e Kuvendit të Federatës dhe jo e Bordit, Sistemi i garave vendoset nga Kuvendi i Federatës para fillimit kampionatit dhe jo as në mes e aq më pak në fund të kampionatit.

Së treti vendimi i tillë që garat të fillohen nga zeroja për 4 klubet e para ,dëmton dhe zhvlerëson angazhimin dhe rezultatin e deritashëm të klubeve ne vecanti te klubeve qe kane mē së shumti rezultate , andaj këtu pajtohem me reagimin nga kryesia e klubit të Ferizajt (M) , pasi kjo më sē shumti dëmton klubet që tani i prijnë ligës në të dyja konkurencat .
 Andaj , ne apelojmē te ju që të terhiqni  nga këto vendime dhe të rishqyrtoni ato duke marr vendime të drejta,korrekte dhe në të mirë te gjithë klubeve dhe në shërbim të ruajtjes së shendetit të të gjithë volejbolldashsve .

Pra , ne propozojmë që të rrespektohet sistemi i garava ne fuqi , pra të luhen dy xhirot e mbetura dhe të kalohet në play off ,por me ritëm të shpejtuar ,nga tri ndeshje në javë  , pa shikues dhe duke rrespektuar udhezimet e institucioneve pērkatëse shendetësore”, reagon Luboteni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat