KV Drita: Një edicion i jashtëzakonshëm, për shumë gjëra  - Bota Sot
KV Drita: Një edicion i jashtëzakonshëm, për shumë gjëra 

Volejboll

KV Drita: Një edicion i jashtëzakonshëm, për shumë gjëra 

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:55
KV Drita: Një edicion i jashtëzakonshëm, për shumë gjëra 

Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani, e vlerëson si edicion të jashtëzakonshëm play-off-in e Superligës A në volejboll.   

“Drita e jashtëzakonshme, e mbyll kampionatin e jashtëzakonshëm.

Një edicion i jashtëzakonshëm, për shumë gjëra.

E nisëm me shumë sfida dhe me po kaq sfida po e mbyllim.
Drita, kampion i Kosovës në katër vitet e fundit, nuk arriti ta zë hapin e fundit, që na siguronte finalen.
Por, kjo humbje na lehtëson, kur kthejmë kokën prapa e shohim çka kemi arritur me këto vajza fantastike.

U gëzuam që u kthye volejbolli, e që na u dha mundësia që përmes lojës më të bukur në botë ta tregojmë potencialin tonë.

U gëzuam që treguam se sporti na bën bashkë, e dalim fitues edhe ndaj situatave të jashtëzakonshme si ajo e pandemisë.

Na gëzoi fakti që vajzat e mbyllën kampionatin pa lëndime e me shëndet të plotë.
U gëzuam që me rivalët, përtej dëshirës për fitore, i shtrimë dorën e mirënjohjes e respektit njëri-tjetrit.

Na hidhëroi fakti që këtyre vashave u mungoi mbështetja e tifozëve më të mirë në botë, “Intelektualëve”, me të cilët familja jonë është akoma më e madhe, por gjithmonë duke e patur shëndetin e secilit prej nesh prioritet.
Madhështia e Dritës u pa në një finale para finales.

Për 5 vjet fituam 15 trofe, e duke qenë krenaria e qytetit.
E lamë në fund, siç i takon ëmbëlsirës presidentit Kupi Shabani.
Pa ndihmën e sakrificën e tij, Drita s’do t’i numëronte këto suksese e as të mburrej me to.
I jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e sinqertë që ia ka ofruar klubit.
Drita do të kthehet akoma më e fortë, me shumë trofe e suksese, që i takojnë K4MPIONIT!”, shkruan në faqen e KV Drita.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat