Berisha: E shkruam historinë me Ferizajn, titullin ia dedikoj Jusuf Bytyqit  

Volejboll

Berisha: E shkruam historinë me Ferizajn, titullin ia dedikoj Jusuf Bytyqit  

Nga: Kemajl Goca Më: 10 korrik 2020 Në ora: 17:38
Berisha: E shkruam historinë me Ferizajn, titullin ia dedikoj Jusuf Bytyqit  

Titulli i kampionit është suksesi më i madh në histori për klubin e volejbollit Ferizaj!
17 vite nga themelimi (1993), shijuan titullin e parë të Kosovës në konkurrencën e meshkujve. 

Kryetrajneri Arlind Ibrahimi, ka bërë një punë të madhe, si gjithmonë i heshtur dhe më shumë merrej me punët që e rrethonin klubin e jo me të tjerëve dhe në fund doli kampion. 

Nuk e kishin të lehtë sepse u përballen me Prishtina Volley, klub i organizuar dhe me një respekt të veçantë si për nga kultura sportive po ashtu edhe nga udhëheqja. 

Image

Ferizaj fitoi të dy finalet e play-off-it, me 3:0 në Ferizaj e 3:2 në Prishtinë. 

Volejbollisti Armend Berisha, është sikur në qiellin e shatë, e quan titull të veçantë dhe ia dedikon themeluesit të klubit, ish trajnerit e kontribuesit të madh sportiv, tani i ndjerë Jusuf Bytyqi.

“Qëllimi i KV Ferizaj ishte i qartë qysh në fillimet e klubit. 

Marrëveshja ime me ekipin e Ferizajt ishte e qartë, t’i fitojmë të gjitha trofetë në Kosovë dhe të bëjmë realitet ëndrrën e të ndjerit axhës Jusuf. 

Por ishte një rrugë shumë vështirë një sakrificë e madhe e gjithë secilit që ishte pjesë e këtij rrugëtimit. 
Puna e kryesisë që ishte përfekte e saktë, korrekte, pastaj edhe puna e trajnerit Arlind Ibrahimit dhe gjithë vullnetin e lojtarëve që dhanë gjithçka nga vetja për me arrit objektivat e klubit.
Unë jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi që bëri historinë për t’u shpallur kampion”, tha Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ai tregon se cila ishte arma më e fortë e këtij suksesi. “Arma më e fortë  ishte dëshira e madhe për të fituar çdo lojë që kishin dhe çdo trofe. 
Nuk ishte lehtë sepse ishin ekipet e organizuara. 
Unë në fillim të kampionatit personalisht e kam pa play-off-in ndryshe, mendimi im ishte prej fillimit te sezonit se rival kryesor do të kemi klubin rival te qytetit Ferizajt, KV Lubotenin, por gjendja e pandemisë ndryshoj emrat e ekipeve dhe ndryshoj sistemin e lojëve”, tha ai.  A mendoni se finalja e dytë ka qenë shumë e vështirë dhe çka e veçojë?
“Unë mendoj që gjatë gjithë sezonit, nga fillimi i sezonit deri në fund të play-off-it kemi pas 6 ndeshje me Prishtinën, të gjitha ndeshjet i kemi fituar.

Këtu është merita e trajnerit Arlind, se i ka analizuar të gjitha ndeshjet e Prishtinës dhe aty kemi punuar më shumë. 
Kështu që çdo lojë jemi hy në fushë kundër ekipit Prishtina kemi qenë pa frikë sepse kemi pas besim që do të arrijmë fitoren 100%. 

Image

Edhe në finalen e dytë gjithë skuadra kemi qenë 100% që do të marrin titullin kampion”, theksoi volejbollisti. 
Berisha i dëshiron shërim sa më të shpejt Durim Rexhepit: “Për fund bashkelojtarit tonë Durim Rexhepit shërim të shpejt për në sezonin tjetër. Për mua nuk është titulli kampion i parë por këtë vit jam duke e shiju maksimum. 
Faleminderit ‘Bota sot’ për përkrahjen e klubit Ferizaj gjatë gjithë sezonit. Kujdesuni për veten gjatë kësaj kohe pandemie. Kujdes po frikë jo”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat