Ndahet nga jeta trajneri i njohur shqiptar

Volejboll

Ndahet nga jeta trajneri i njohur shqiptar

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:36
Ndahet nga jeta trajneri i njohur shqiptar

Ish-volejbollisti dhe ish-trajneri i Apolonisë, Todi Gjini, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Volejbollit Shqiptar. Ai ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare.

"Federata Shqiptare e Volejbollit njofton me hidhërim ndarjen nga jeta, në moshën 82-vjeçare, të trajnerit të njohur fierak, Todi Gjini.

Ai për vite me radhë kontribuoi si sportist dhe trajner me KS Apolonia, ku me pasionin dhe punën e palodhur, drejtoi ekipin e djemve dhe vajzave dhe ishte shtylla kryesore e zhvillimit të sportit të volejbollit në qytetin e Fierit.

Image

Federata Shqiptare e Volejbollit i shpreh, në emër të të gjithë komunitetit të këtij sporti në vendin tonë, ngushellimet e sinqerta familjes së Todi Gjinit!", thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare e Volejbollit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat