Abedin Ibrahimi realizon një marrëveshje të madhe me Federatën Shqiptare

Volejboll

Abedin Ibrahimi realizon një marrëveshje të madhe me Federatën Shqiptare

Nga: K.G. Më: 10 shtator 2020 Në ora: 11:04
Abedin Ibrahimi realizon një marrëveshje të madhe me Federat ën Shqiptare

Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Ibrahimi, ka arritur një marrëveshje shumë të rëndësishme me Federatën Shqiptare të Volejbollit, që të organizojnë së bashku Superkupën Mbarëshqiptare. 

"Pas një takimi informal, të mbajtur të martën në mbrëmje në Durrës, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe ata të Federatës së Volejbollit të Kosovës, kanë finalizuar hollësitë e marrëveshjes së arritur në shkurt të këtij viti, për organizimin e Superkupës Mbarëkombëtare të Volejbollit.

Kjo Superkupë do të organizohet si midis kampiones së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës si për femra, ashtu edhe meshkuj, por edhe midis fitueses së Kupës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, për të dyja gjinitë.

Kjo Superkupë Mbarëkombëtare do të zhvillohet në hapësirat midis fazave të kampionateve përkatëse, ndërsa datat e sakta do të zyrtarizohen në javët në vijim....", njofton FVK..

Në takim ishin edhe Valon Nikçi, sekretar i përgjithshëm i FVK-së, selektori i Kombëtares së Kosovës (meshkujt), Bahri Gjinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat