Kosova falë Dhuratës dhe Rinesës gjunjëzon Poloninë

Volejboll

Kosova falë Dhuratës dhe Rinesës gjunjëzon Poloninë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 11:20
Kosova falë Dhuratës dhe Rinesës gjunjëzon Poloninë

Kombëtarja e Kosovës në beach volley U22 e përbërë nga Dhuratë Sylejmani dhe Rinesa Hasani, ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian U22 që po mbahet në Izmir.

Sylejmani/Hasani mposhtën dyshen polake Kielak/Marcinoëska me rezultat 2:1, (në sete 21:18, 15:21, 15:11).
Ndeshja mjaft rivalizuese zgjati jo më pak se 50 minuta dhe në tie-break çifti nga Kosova tregoi më shumë freski e dëshirë për fitore.

Pas suksesit të grupmoshave U18 në të dyja gjinitë, tashmë edhe vajzat në U22 e nisën mbarë kampanjën e tyre në evropianin e beach volley.

Të premten, kombëtarja jonë ndeshet me dyshen zvicrane Böbner/Betschart, M., e cila është është favorite e grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat