Përforcohet Fushë Kosova

Volejboll

Përforcohet Fushë Kosova

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 11:13
Përforcohet Fushe Kosova

Klubi i volejbollit Fushë Kosova ka synime të mëdha në Superligën e Kosovës (femrat).  

“Përforcohet Fushe Kosova!

Pas suksesit të arritur në kampionatin e kaluar, klubi jonë përveç që ka arritur të vazhdoj bashkëpunimin me secilën lojtare aktuale, ka arritur marrëveshje edhe me dy lojtare shtatlarta, bëhet fjalë për lojtaren specifike, majtaken Maliqe Berisha e cila e ka dëshmuar potencialin e saj në Superligën e Kosovës, si dhe Fatbardha Tahiri e cila luan ne pozicionin e qendrës dhe ishte e dalluar në klubin amë.

Te dyjat shquhen si dy lojtare shumë të disiplinuara, me potencialin që e kanë, shpresojmë të komponohen shpejtë me pjesën tjetër të klubit dhe kështu të arrijmë bashkarisht suksese edhe më të mëdha.

Mire se vini ne familjen tone, vazhdojmë përpara të bashkuar me qëllimin e qartë, të vazhdojmë të bëjmë krenar qytetin”, njofton KF Fushë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat