Ferizaj fiton kryendeshjen 

Volejboll

Ferizaj fiton kryendeshjen 

Nga: K.G. Më: 18 tetor 2020 Në ora: 22:02
Ferizaj

Kampioni i Kosovës, Ferizaj, ka fituar kryendeshjen me rezultat 3:1 kundër Prishtina Volley, në kuadër të javës së parë të elitës së volejbollit të Kosovës (meshkujt).

Ndeshje e mirë mes këtyre dy skuadrave, por ferizajasit treguan përqendrim më shumë dhe ia dolën të startojnë me fitoren në hapje të kampionatit, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj. Ndeshje me rivalitet u zhvillua mes Ulpianës nga Lipjanit dhe Vëllaznimit nga Gjakova, që u fitua nga lipjanasit me rezultat të ngushtë 3:2.   

Java e parë-meshkujt
Peja-Drenica 3:0
Theranda-AS Vushtrria 3:0
Ulpiana-Vëllaznimi 3:2
Ferizaj-Prishtina Volley 3:1
Drita-Prishtina 3:0

Image

Tabela

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat