Agim Lumi - lojtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Volejboll

Agim Lumi - lojtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:58
Agim Lumi - lojtar i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Edhe volejbolli si shumë sporte tjera ka luajtur rol të rëndësishëm në periudhën më të vështirë të ekzistimit të sportit (1991-1999. 

Në vitet e 90-ta, Kosova ishte e sulmuar prej të gjitha anëve nga pushtuesi serb. Agim Lumi i takon Gjeneratës së Republikës.
Lumi ka qenë prej volejbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova në vitet e 90-ta. Ai e ka dhënë gjithë arsenalin e tij në shërbim të sportit dhe të shtetit të Kosovës. 

Lumi së bashku me mijëra sportistë ka sakrifikuar shumë dhe në anën tjetër iu kundërvunë fuqishëm pushtuesit serb.

Lumi ka qenë halë në sy për regjimin serb, si dëshmia është se në vitin 1998 u arrestua për veprimtari kombëtare dhe u burgos. 

Ai ka qëndrua në burg deri në janar të vitit 2000, duke u maltretuar në mënyrën më çnjerëzore nga regjimi kriminal serb. 

Lumi është krenar për kontributin që ka dhënë për sportin dhe shtetin e Kosovës në vitet më të vështira.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat