Kampioni në fuqi, Ferizaj, nuk ndalet por vazhdon me serinë e fitoreve në elitën e volejbollit të Kosovës.
Kryetrajneri Arlind Ibrahimi me djelmoshat e tij ka shënuar fitoren e tretë rresht në kampionat.
Ferizaj arriti fitore me rezultat 3:0 (25:18, 25:20, 25:18) kundër Vëllaznimit.
Gjakovarët me gjithë humbjen, lanë përshtypje të mirë, për faktin se në të tre setet luftuan maksimalisht!
Ferizaj tani ka 9 pikë dhe me synime të qarta: ta mbrojë titullin e kampionit dhe të luftojnë për Kupën e Kosovës!