Ulpiana ankohet në FVK për referim skandaloz!

Volejboll

Ulpiana ankohet në FVK për referim skandaloz!

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:51
Ulpiana ankohet në FVK për referim skandaloz!

Klub i volejbollit Ulpiana nga Lipjani, anëtar i Superligës së Kosovës, ankohet në Federatën e Volejbollit të Kosovës, se janë dëmtuar rëndë në ndeshjen me Pejën.

“KV Ulpiana më datë 12.11.2020 nga ora 20:00 në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë ka zhvilluar ndeshjen e pestë me radhë të kampionatit të Kosovës në volejboll. 

Ndeshjen e referuan dyshja Senad Haxha dhe Xhevdet Bytyqi, kurse sekretar i ndeshjes ishte Ibrahim Mujaj. 

Ndaj këtyre dy referëve kemi patur vazhdimisht vërejtje për referim skandaloz, por që kjo vërejtje ka të bëjë më një gabim elementar të referëve dhe patjetër detyrohemi të reagojmë edhe zyrtarisht!

Gjatë ecurisë së lojës në setin e parë, stafi dhe lojtarët e skuadrës sonë kemi vërejtur se nga radhët e skuadrës së Pejës kanë bërë gabim në rrotacion, ku lojtari me numër 2 Kaltrim Berisha ka shërbyer topin nga pozicioni 1, pastaj skuadra jonë ka fituar dy pikë radhazi pas këtij shërbimi nga lojtari me numër 2. 

Kur skuadra e Pejës fiton pikën, prapë lojtari me numër dy filloi lojën me shërbim të topit! Reagimi ynë ishte i menjëhershëm përmes kapitenit të skuadrës, por referët nuk e kuptuan gabimin në rrotacion dhe vendosën ta vazhdojnë lojën.

Afërsisht pas pikës së 18-të, kur formacionet e dy skuadrave ishin sikur në fillim të ndeshjes (skuadra e Pejës filloi ndeshjen me shërbim të topit ku në pozicionin 1 ishte lojtari Adriatik Kajtazi, ndërsa në skuadrën tonë në pozicionin 1 e filloi ndeshjen lojtari Albert Demiri), e ndërpremë lojen për t`ua dëshmuar referëve se skuadra e Pejës ishte gabim në rrotacion-vendosje, por referët prapë nuk pranuan ankesën tonë dhe vazhduan lojen!
Dëshmi për këtë ankesë e keni edhe videoincizimin ku shihet qartë gabimi në rrotacion i lojtarëve të Pejës!

Ju lutemi Ne presim masat konkrete konform rregulloreve ndaj referëve dhe sekretarit të ndeshjes për arsye se gjatë ndeshjes (seti I parë) kemi dhënë vërejte dy herë për gabim në rrotacion dhe prapë referët së bashku me sekretarin e ndeshjes nuk pranuan të përmirësohet ky gabim!”, shkruan në ankesën e Ulpianës drejtuar FVK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat