Jakup Shabani u zgjodh sërish president i Dritës! Gjilanaset po fuqizohen edhe për Evropë

Volejboll

Jakup Shabani u zgjodh sërish president i Dritës! Gjilanaset po fuqizohen edhe për Evropë

Nga: K.Goca Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 12:20
Jakup Shabani u zgjodh sërish president i Dritës! Gjilanaset po fuqizohen edhe për Evropë

Klubi më i organizuar në Kosovë, liderja e kampionatit, Drita nga Gjilani, ka mbajtur kuvendin zgjedhor.

Jakup Shabani sërish u zgjodh president i Dritës. Shabani është njeriu që po jep gjithçka për klubin dhe e ka rritur në nivelin më të lartë, duke e bërë kandidate kryesore në luftë për titull dhe Kupën e Kosovës.  Drita për dhjetë ndeshje ka po aq fitore dhe udhëheq me 30 pikë elitën e volejbollit të Kosovës (femrat).

“KV Drita mbajti kuvendin zgjedhor ku besimi i plotë ju dha presidentin Jakup Shabani i cili sa ishte në krye të Dritës kishte shumë suksese duke i fituar shumë trofe dhe duke bërë Dritën një ekip evropiane ku për dy vite fal angazhimit dhe dëshirës z. Shabanit ishte edhe pjesë e garave Challenge Cup 2020 dhe CEV Cup 2021.

Image

Gjithashtu gjatë kohës së Shabanit si president ekipi Dritës arriti të mbledhë thuajse gjithë kombëtaren e Kosovës duke e bërë Dritën një ekip të frikshëm për kundërshtaret.

Besimi i Drejtorit gjithashtu ju besua prapë z. Florent Haziri i cili së bashku me president Jakup Shabani ishte pjesë e sukseseve të njëpasnjëshme të Dritës.

Image

Në kuvendin e Dritës ishin të pranishëm ne rolin e vëzhgueseve edhe nga Federata e Volejbollit të Kosovës presidenti z. Abedin Ibrahimi, sekretari përgjithshëm z. Valon Nikçi dhe nga Komisioni plr zhvillim pran FVK z. Bahri Gjinovci”, njofton KV Drita.

Gjithashtu kuvendi u percjoll edhe nga Kuvendi Komunal i Gjilanit ku ne mledhje ishte z. Armend Misimi Zyrtare pran DKRS te Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat